Sasia e eksplozivit që të martën alarmoi banorët e Shkodrës, ishte vendosur poshtë automjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Kjo e fundit, mësohet se ka deklaruar në polici që nuk ka patur konflikte të mëparshme, për rrjedhojë nuk dyshon te asnjë person. Lënda plasëse, e cila ishte mbështjellë me një qese moltoje, u vendos poshtë automjetit të saj tip Range Rover, ndërsa ishte e lidhur edhe me pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.