Të tjera detaje janë bërë publike nga ngjarja e së hënës në Pogradec, ku 22 vjecari Johan Muçllari mbeti i plagour. Muçllari edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, me një plagë në këmbë dhe një tjetër me thikë në qafë, ka vendosur të bashëpunojë me policinë. Përpara grupit hetimor, i riu tregoi detaje rreth sherrit që ai pati me Firdeus Berberin dhe Griseld Maxherin, si dhe për konfliktin e hershëm mes tyre. Ai tha se në orët e pasdites kishte dalë me makinën e tij, kur u përball me Firdeusin, me të cilin nisi një konflikt me fjalë.