Policia e Kamzës ka identifikuar dhe vënë në pranga një 17-vjeçar i përfshirë në ngjarjen e ndodhur dy ditë më para, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Nga hetimet dyshohet se i mituri ka qenë duke drejtuar automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri.