Një atentat i dështuar me armë zjarri u regjistrua këtë të shtunë në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak rreth orës 12:10. Një mjet tip Golf qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti tip “Kamionçinë” që drejtohej nga shtetasi Orlando Paplekaj. Fatmirësisht, Paplekaj nuk ka marrë dëmtime, ndërsa i trembur ka dhënë deklaratën e tij në polici lidhur me këtë ngjarje.