Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë la në burg 28 vjeçarin Endri Beqiraj, i cili pak ditë më parë, në bashkëpunim me Julo Rrokaj, tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasin Gëzim Leka, por fatmirëisht ky i fundit arriti ti shpëtonte plumbave. Julo Rrokaj prej ditësh vijon të jetë në kërkim, ndërsa gjyqyarja Emirjana Dimo vendosi një të njëjtën masë sigurie për të, në mungesë.