Një konflikt i kushëririt po hetohet si një nga pistat e atentatit mafioz që tronditi Shkodrën mbrëmjen e së dielës, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje. Prej mbrëmjes së djeshme policia ka nisur punën për zbardhjen e ekzekutimit të Erjon Xhenjes dhe pista ku është fokusuar grupi hetimor është pikërisht një hakmarrje e mundshme. Dyshohet se bëhet fjalë për një përplasje që kushëriri I viktimës, Sehar Xhenje ka me Taulant Pepën, ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri në vitin 2021 në Shkodër.