Një shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Greqi. Ngjarja u shënua në zonën e Neapoli të Selanikut, rreth orës 05.00 të mëngjesit, kur një person ende i paidentifikuar nga policia, qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit, duke i shkaktuar dy plagë të rënda në bark.