Një ngjarje e rëndë me protagonist një shtetas shqiptar është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Paleo Faliro të Greqisë. Sipas informacioneve të publikuara në mediet e vendit fqinj, një shqiptar I quyjtur Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç është vrarë me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se 60-vjeçari shqiptar është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.