Top News – Atentat ndaj Kim Jong un, bombë në Penian. Truproja me valixhe balistike për diktatorin
24/08/2023 14:54

Peniani është tronditur nga një sulm me bombë, thonë burime nga koreja e veriut ndërkohë që Kim Jong un ka shtuar masat e sigurisë me një mori truprojash që e rrethojnë atë. Shpërthimi në kryeqytetin e koresë së veriut u raportua nga një e përditshme në korenë e jugut, e cila citon dëshmi të banorëve lokalë. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur dy muajt e shkuar dhe se ata nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që në shënjestër kanë qenë figura të larta të regjimit. Edhe pse shpërthimi mund të ketë qenë aksidental, ose pjesë e një grabitjeje apo një akti tjetër, raporti nënvizon se Kim Jong un është shqetësuar për sigurinë e tij. Në raport thuhet se ai ka importuar pajisje të reja të detektimit të lëndëve shpërthyese dhe ka shtuar truprojat të pajisur me valixhe në ekipin e tij të sigurisë. Sipas një eksperti sigurie, valixhet janë mbrojtje ndaj një tentative për atentat dhe bëhet fjalë për valixhe balistike. Ato janë të bëra me fibra karboni. Përvecse janë të blinduara, ato mbrojnë edhe kundër mjeteve të tjera elektronike.Agjencia e spiunazhit e koresë së jugut nuk ka mundur të konfirmojë shpërthimin. Një zëdhënës tha se nuk është identifikuar një shpërthim bombe por se po hetohen situata të ndryshme. Nuk dihet as nëse ka të lënduar në shpërthim, por mediat koreano jugore sugjerojnë se ka patur të tillë. Ato spekulojnë se një sulm me bombë mund të jetë motivuar nga zemërimi në vend për shkak të krizës së ushqimit dhe kërcënimin me vdekje nga uria.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09