Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbremjen e së martës në zonën e Nishrakut në kryeqytet, pranë stacionit të fundit të Tiranës së re. shperthimi i tritolit ka ndodhur në një automjet që ishte ne levizje, ku për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka deklaruar nga vendi i ngjarjes se objekt i sulmit me tritol ka qene Prend Gjini, i cili është derguar në spitalin e traumës, ku i është nënshtruar një nderhyrjeje kirurgjikale. i plagosuri. prend gjinit vitin e kaluar i është ekzekutuar vëllai i tij Armando Gjinit në Rrëshen teksa me vete kishte dhe dy fëmijët.