Një sasi tritoli ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në Tiranë duke plagosur dy persona të cilët udhëtonin me automjetin ku ishte montuar lënda plasëse. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02 e 50 minuta, kur 42 vjeçari, Mikel Harizaj dhe Serino Dume, 26 vjeç po qarkullonin me një mjet tip ‘Mazda’ në autostradën e Unazës së re. Në këtë mjet ishte instaluar më herët një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, e cila ka shpërthyer në ecje duke plagosur rëndë Serino Dumen dhe Mikel Harizaj.