Një atentat me kallashnikov është regjistruar në Shkodër, ku I plagosur ka mbetur Admir Bajri. 38-vjeçari ishte duke lëvizur me automjet së bashku me të ëmën kur u përball me breshërinë e armës. Bajri mbeti I plagosur, teksa u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa e ëma nuk pësoi lëndime.