Kryeministri Irakut Mustafa al-Kadhimi i shpëtoi një tentative për ta vrarë përmes një droni tek sa ai po qëndronte, brenda shtëpisë së tij në zonën e gjelbër të sigurisë në Bagdad. Një dron i ngarkuar me eksploziv goditi ndërtesën duke plagosur 6 prej rojeve të sigurisë të kryeministrit. Burime nga siguria e Iranit thonë se në sulm u përdorën 3 dronë, të cilët u nisën nga Ura e Republikës përgjatë lumit Tigris por dy prej u tyre u goditën e u rrëzuan. Sulmi thotë BBC ishte një tentativë eleminimi ndaj kryeministrit Kadhimi.