Top News – Assadi ra, SHBA sulme ajrore në Siri / Biden: Nuk do lejojmë që ISIS të rikthehet
09/12/2024 14:03

Shtetet e bashkuara të amerikës kanë konfirmuar se kanë kryer sulme ajrore kundër kampeve të ISIS-it në Siri. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate të komandës qendrore amerikane, ku shpjegohej se operacioni përfshinte dhjetëra sulme ajrore precize dhe kishte goditur më shumë se 75 objektiva në sirinë qendrore duke përdorur avionë të ndryshëm të forcave ajrore amerikane, përfshirë bombarduesit strategjikë B-52, avionët luftarakë F-15 dhe ata A-10. “Operacioni kundër liderëve, anëtarëve dhe kampeve të ISIS-it është kryer në kuadër të misionit në vazhdim për të dëmtuar dhe mundur ISIS-in, për të ndaluar grupin terrorist që të kryejë operacione të jashtme dhe për të garantuar që ISIS të mos tentojë të përfitojë nga situata aktuale për tu ringritur në sirinë qendrore – deklaroi komanda qendrore amerikane. Më herët, presidenti amerikan Joe Biden, duke folur në shtëpinë e bardhë tha se SHBA nuk do të lejojë ISIS-in të rikthehet në Siri. “Jemi të vetëdijshëm për faktin se ISIS do të tentojë të përfitojë nga cdo boshllëk për të rikthyer kapacitetet e tij në siri por ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Presidenti. Më pas ai konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer dhjetëra sulme ajrore precize në siri, duke goditur bazat e ISIS-it. Sipas pentagonit janë kryer sulme ajrore mbi më shumë se 75 shënjestra të lidhura me shtetin islamik në vend.

Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09