SHBA dhe BE duket se nuk kanë humbur kohë pas vizitave në Beograd dhe Prishtinë, duke nisur punën për formimin e asocicacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse Kryeministri Albin Kurti është zotuar se nuk do ta miratojë kurrë këtë nismë. Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashic, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.