Top News/ Asociacioni i serbëve në Bruksel / Kryenegociatorët takohen të enjten për draft-statutin
15/11/2023 12:31

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, takohen të enjten në Bruksel me ftesë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit një ditë më parë ishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyrtarët nga Serbia thanë se në takimin e 16 nëntorit, do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nga qeveria e Kosovës nuk konfirmohet, por as nuk mohohet një gjë e tillë. Emisari Lajçak, pas vizitës në Beograd, shkroi se me presidentin Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviç, "diskutoi mbi rrugën përpara në dialog”. "Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t'u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe me Petar Petkoviçin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak. Nga zyra e presidentit serb Vuçiç, njoftohet se pas takimit me Lajçak, krahas insistimit për krijimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakordësuara në kuadër të dialogut. "Presidenti Vuçiç vuri në dukje se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për respektimin e çdo gjëje të nënshkruar, dhe ritheksoi se vendi ynë është pro shtensionimit, paqes dhe stabilitetit, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë. Edhe një herë, presidenti Vuçiç e informoi në detaje përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se do të arrihen rezultate në procesin e mëtutjeshëm të dialogut”, thuhet në njoftimin e palës serbe. Raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 26 tetor zhvilluan takime të ndara në Bruksel me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa, Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Bota në Alarm!/ Amerika ngre armët sërish? Lufta nuk ndalet, ja urdhëri i Trump
08/04 21:03
Rekord në YouTube për BBV / Meridiani: Model për lirshmërinë, Top Channel
08/04 20:17
Brikena dhe Mateo bashkë në finale? / Ja parashikimi i frikshëm në Breaking
08/04 20:16
Surprizat e Mirit në BBV / Meridiani: Ja mesazhi që i dha Landit
08/04 20:16
Brikena dhe Mateo në finale, jashtë Rogerti? / Gazetarët bast në studio
08/04 20:16
Nami në BBV!/ Ja çfarë nuk pamë në Primen dje, surprizat e finales, Monika nuk përmbahet
08/04 20:10
Juela dhe Edisa jashtë shtëpisë së BBV/ Kush shkon në finale të shtunën?
08/04 19:53
Flet shoku i Shëndritit në Breaking/ Ja si i shpëtoj dje dy televotimeve, publiku ka parë te ai…
08/04 19:52
Amerika ndalon luftë “part-time” me Iranin/ Eksperti zbulon se çfarë do ndodhë në ditët në vijim
08/04 19:51
Skandali në burgje/ A po bëhet padrejtësi, pse po vdesin të burgosurit?/ Avokatët: Alarmante!
08/04 19:49
Çfarë po ndodhë në Kosovë me zgjedhjen e Presidentit?/ Shala: Ja zgjidhja që i duhet dhënë
08/04 19:38
Pakt SHBA- Iran për 2 javë?/ Zbulohen paraskenat, Eksperti jep detaje se çfarë po ndodhë
08/04 19:37
Sherr në Breaking për burgjet në vend/ Moderatorja mbyll programin, avokati shpërthen në ulërima
08/04 19:34
A do ndryshojë sistemi I burgjeve në vend?/ Avokatët: Ja propozimi më i saktë që duhet bërë
08/04 19:30
A është faji i drejtësisë për të arrestuarit në burgje?/ Avokatët: Duhet të ndryshojë sistemi
08/04 19:30
134 persona kanë humbur jetën në burgjet shqiptare nga 202-20205/ Avokatët: Situata alarmante
08/04 19:29
Çmend çmimet në vend/ Nafta arrijnë kulimin, qytetarët të alarmuar, pse po hesht qeveria?
08/04 19:28
Humbi veshkën në burg klienti im…/ Avokati tregon rastin e rëndë, ja çfarë ndodhi
08/04 18:35
Mbylli mikrofonin regjia…/ Plas debat i ashpër mes Cakranit dhe Skëndajt në Breaking për burgjet
08/04 18:34
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ Avokatët ngrenë alarmin, ja e vërteta çfarë po ndodhë
08/04 18:33