Partia Demokratike denoncoi këtë të hënë gjendjen në të cilën ndodhet arsimi i lartë në Shqipëri. Nënkryetari i kësaj force politike, Luçiano Boçi, duke u ndalur tek renditja botërore e universiteteve, theksoi se Universiteti i Tiranë është lënë jashtë kësaj renditje, e shkak sipas tij është mospërmbushja e kritereve as edhe për të hyrë në klasifikim.