Socialistët zgjodhën një standard të dyfishtë për ‘non gratat’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dikur nuk pranonin kategorikisht të uleshin në tryeza negociuese me personat e padëshiruar përtej oqeanit, por mëngjesin e kësaj të marte, pjesë e tryezës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte edhe deputeti Ornaldo Rakipi, babai i të cilit është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.