Qeveria greke thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Athina këmbëngul se ai duhet të lejohet të betohet si kryebashkiak dhe të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykatat. “Qëndrimi i qeverisë greke nuk ka ndryshuar. Pozicioni në këtë rast është specifik. Ne besojmë se duhet kuptuar plotësisht dhe të respektohen të drejtat e Fredi Belerit, i cili është kryetar i zgjedhur ligjërisht. Për çështjen e betimit duhet të njihet rezultati zgjedhor, si dhe prezumimi i pafajësisë”, deklaroi qeveria greke përmes një zëdhënësi.