Ka përfunduar takimi i dytë brenda dy ditësh mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pa arritur një marrëveshje politike. Takimi u zhvillua vetëm pak orë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet të enjten, në orën 10:00.