Melania Trump, zonja e parë, u tha gazetarëve të enjten se ajo "nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie" me ish-financierin Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxëell. Nuk ishte e qartë se cilat akuza specifike e shtynë zonjën e parë të reagonte publikisht. Ajo e mbajti fjalimin në një podium në të njëjtën sallë ku Donald Trump i’u drejtua kombit mbi luftën në Iran javën e kaluar. "Unë nuk kam qenë kurrë mike me Epstein," tha Melania Trump në deklaratën e saj. "Unë nuk jam viktimë e Epstein. Epstein nuk më prezantoi me Donald Trump."