Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe tek lapidari i ngritur në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut, ku edhe iu drejtuar policëve të pranishëm duke thënë se Enver Zymeri është shembull i sakrificës dhe vetëmohimit. Ai bëri homazhe së bashku me ministrin e punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla. Nga aty Kurti tha se asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar.