Shqipëria nuk ka marrë asnjë kërkesë, apo ankesë nga NATO në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me izraelitët e Elbit System për prodhim dronës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në një konferencë për shtyp. Ministria tha se vonesat në nisjen e prodhimit të dronëve janë shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Kompania izraelit Elbit Systems hetohet prej fundit të vitit të kaluar nga agjencia e NATO-s për prokurimet nën dyshimet e korrupsionit me tenderat e prodhimit të dronëve dhe mjeteve të tjera luftarake në një vend anëtar të aleancës. NATO nuk konfirmon vendin anëtar, por dyshohet se bëhet fjalë për Rumaninë.