Top News – Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit / Turqia konfirmon, 20 ushtarë kanë humbur jetën
12/11/2025 11:41

Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, janë vrarë thanë autoritetet turke të mërkurën, një ditë pas incidentit. “Bashkëluftëtarët thanë humbën jetën kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve. Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin. Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë. Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje. Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit. Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit. Disa video të rrëzimit të avionit kanë qarkulluar në rrjetet sociale, njëra prej të cilave tregon trupin e avionit dhe fragmentet e tij që bien në tokë në pjesë të ndara.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB