Hetuesit luftuan me mjegullën e dendur në malet kolumbiane të enjten për të arritur në vendin e rrëzimit të avionit që vrau të 15 persona në bord, përfshirë një politikan. Imazhet e shpërndara në internet tregojnë at cka kanë mbetur nga trupi i avionit të shpërndara mes shkurreve dhe baltës. Vendasit dhe fermerët ishin të parët që mbërritën në vendin e rrëzimit, tha ministria e transportit, i cili ndodhet në një zonë të thyer dhe të pyllëzuar të vargmalit lindor të Andeve me mot shumë të ndryshueshëm. Zonat e fshatit përreth kontrollohen nga grupi më i madh guerilas i Kolumbisë, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e njohur me akronimin ELN.