Demokratja Jorida Tabaku ngriti shqetësimin se censi i popullsisë dhe banesave po shndërrohet sipas saj në një mjet në shërbim të politikës. Duke marrë për referencë procesin e zhvilluar në vitin 2011, deputetja shpjegon se asokohe rezultatet paraprake u publikuan në mes të dhjetorit, ndërsa këtë vit nuk është publikuar ende asnjë e dhënë.