Top News – Asnjë delegacion rus në Mynih! Acar dhe tensione në qytet, nis Konferenca e Sigurisë
14/02/2025 14:11

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe paqartësive nëse ky tubim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike që do të cojë në dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë. Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i cili pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të mbajë fjalim në skenën kryesore. Ndërkohë, organizatorët e konferencës së mynihut, kanë konfirmuar tashmë se atje nuk ka asnjë delegacion rus, pavarësisht se Trump tha një ditë më parë se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë do të takohen të premten në Munih dhe se Ukraina është e ftuar, gjithashtu. Edhe vetë Kievi ka thënë se nuk pret që në Munih të zhvillohen bisedime të tilla. Sidoqoftë, Munihu është mundësia e parë për shumë liderë evropianë për t’u takuar me zyrtarë të lartë nga administrata e re amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Hegseth tashmë ka shkaktuar tronditje gjatë një takimi të ministrave të NATO-s në Bruksel këtë javë, kur tha se Ukraina nuk mund të presë të rimarrë territorin e humbur nga pushtimi rus, e as t’i bashkohet NATO-s, në bazë të çfarëdo marrëveshjeje për paqe. Në mesin e reagimeve nga Evropa, disa analistë e përshkruan propozimin si parapërgatitje për një Marrëveshje të dytë të Munihut, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938, në të cilën Britania dhe Franca iu nënshtruan kërkesave të Gjermanisë Naziste për pjesë të mëdha të Çekosllovakisë. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli këtë javë për “lëshime” ndaj Rusisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundër “dorëzimit” para Rusisë. Ndërsa Hegseth tha në Bruksel se propozimet e SHBA-së “nuk janë tradhti”. Por, ai dha gjithashtu një mesazh të qartë se Evropa duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, në vend që të vazhdojë të varet nga Amerika

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50