Partia Demokratike është kundër zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të pranverës së vitit 2027. Pas tryezës konsultuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me partitë politike kryesore në vend, KQZ njofton se demokratët nuk e kanë përqafuar idenë e votimit elektoronik në disa bashki të vendit.