Top News – Askush nuk i bindet më Putinit! Kaos në ushtrinë ruse, shkarkime dhe largime
18/07/2023 12:41

Kaosi në ushtrinë ruse po bëhet një problem në rritje për Vladimir Putinin. Komandantët rusë nuk i binden shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Valery Gerasimov dhe ushtarët kërcënojnë të lënë postet e tyre në Ukrainë nëse eprorët e tyre arrestohen për shprehjen e mendimeve të tyre. Gjithçka duket se u nxit nga Yevgeny Prigozhin, i cili vendosi të shprehë pakënaqësinë e tij ndaj udhëheqjes ushtarake me një rebelim të armatosur. Megjithëse ai dështoi në planin e tij, Prigozhin krijoi një “efekt domino” në ushtri. Disa oficerë të lartë që atëherë kanë kritikuar hapur strategjinë e luftës së Kremlinit. Moska u përpoq të reagonte shpejt dhe largoi rebelët, por problemi kishte marrë tashmë përmasa serioze. Komandanti më i lartë i larguar nga posti është gjenerali Ivan Popov, i cili kritikoi trajtimin e trupave në vijën e frontit në Zaporizhia dhe mungesën e mbështetjes së artilerisë. Midis drejtuesve të shkarkuar janë komandanti i divizionit 106 të Gardës Ajrore, gjenerali Vladimir Seliverstov, komandanti i Divizionit të 7-të të Gardës Ajrore, Gjenerali Aleksander Kornev dhe komandanti i Divizionit të 90-të të Tankeve, gjenerali Ramil Ibatullin. Precedenti për mosbindjen u krijua nga gjenerali Mihail Teplinski, i cili dha dorëheqjen në janar pas një debati me Gerasimov për forcat ruse gjatë ofensivës dimërore, të cilat pësuan humbje të mëdha. Ndërkohë, ekspertët amerikanë argumentojnë se mosbindja është krijuar në fakt nga vetë Putin, i cili ka anashkaluar rregullisht zinxhirin e komandës në përpjekje për rezultate të shpejta në fushëbetejë, duke degraduar autoritetin e gerasimov dhe ministrit të mbrojtjes, shoigu.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50