Top News – Askush nuk është i sigurt në Rusi! Shtëpia e Bardhë i kërkon amerikanëve të largohen
31/03/2023 15:24

Qeveria amerikane ka përsëritur thirrjen e saj drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Rusia menjëherë pas arrestimit të gazetarit amerikan Uoll Strit Xhornëll. Rusia njoftoi se kishte arrestuar gazetarin Evan Gershkovich, nën akuzën për spiunim për llogari të shteteve të Bashkuara. Pas kësaj, departamenti amerikan i shtetit tha se arrestimi i Gershkovich dhe akuzat ndaj tij, ishin të papritura. Nuk kishte asnjë paralajmërim dhe asnjë tregues se rusia po planifikonte një lloj aksioni të tillë kundër gazetarëve. Departamenti Amerikan i Shtetit tashmë këshillon qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Rusi edhe për shkak të rrezikut të ndalimit të paligjshëm. Nuk është dicka e re për Rusinë që të arrestojë qytetarët amerikanë ose të godasë shtypin e lirë dhe të pavarur – tha departamenti amerikan i shtetit. Arrestimin e gazetarit e ka dënuar edhe shtëpia e bardhë. Zëdhënësja Karine Jeran Pierre tha në një konferencë për shtyp se akuzat për spiunazh janë qesharake ndërsa vënia nën shënjestër e qytetarëve amerikanë nga ana e qeverisë ruse është e papranueshme. Kjo është hera e parë që një korrespondent amerikan arrestohet nën akuzat për spiunazh që nga lufta e ftohtë. Analistët politikë perëndimorë kanë spekuluar se moska mund të tentojë ta mbajë atë për ta përdorur më pas në një shkëmbim të burgosurish me Uashingtonin apo për ta përdorur atë për përfitime diplomatike. akuza që rëndon mbi gazetarin 31 vjecar, sjell një dënim me burg deri në 20 vite në rusi.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21