Top News- “Askush nuk do vijë të na i zgjidhë problemet”, Berisha qytetarëve: Do dalim shesheve
17/01/2026 21:45

E keni dëgjuar. Ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr RamaDuro i Shqipërisë. Pse e thashë këtë? Ia dolëm. Ua them unë juve. Edhe para tre muajve, kishte diplomatë që u thoshte deputetëve tanë, le të flasë se do isha sa të dojë, po s'ia beson kush atij narkoshtetin e atij. Po ç'kisha unë? Po mbroja veten time unë, po mbroja interesat e vendit tim. Po ja tani që narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Nuk tërhiqemi ne. Pse e bëra këtë analizë? E bëra këtë analizë, se tani kemi ardhur në agun e fitores tonë. Tani ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard. Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë. Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin '90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin '97, do t'i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike. Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe. Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale. Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t'i na i zgjidhë këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë. Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt. Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj! Ju garantoj se secili prej jush është 10 herë më i fortë, më trim, më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore, fitore!

Top Channel/ Cërriku do “pavarësi”, Këshilltarët kundër bashkimit me Elbasanin
21/08 19:42
Top Channel/ Poliçani kundër shkrirjes, këshilltarët kërcënojnë dorëheqje nëse bashkohen me Beratin
21/08 19:38
Top Channel/ Rama mbledh ministrat në Pogradec dhe Asamble në shtator, pikëpyetje për 6 ministri
21/08 19:32
Top Channel/ “Vrasje shtetërore”, kreu i PD: Tre punonjës shtetërorë fshehën krimin, përgjegjësia…
19/08 15:10
Top Channel/ “Turizmi është në duart e krimit”, Berisha në konferencë: Rama ka tentakulat e tij kudo
19/08 12:34
Top Channel/ “Peleshi ‘viktima’ e parë e komisionit që…”, Berisha: Do zëvendësohet nga Balla
17/08 12:49
Top Channel/ Berisha në konferencë me gazetarët: PD kundër hartës së re të Territoriales
17/08 12:47
Top Channel/“Krimi ka marrë dhenë”, Berisha në konferencë me gazetarët: Dorëheqja e Ramës nga detyra
17/08 12:27
Top Channel/ Arrestimi i Ylli Zallës, Berisha në konferencë: Nuk u arrestua, u dorëzua vetë
17/08 12:21
Top Channel/ Rama: Protesta u politizua! Zvërneci nuk ndalet
15/08 23:15
Top Channel/ Berisha: Zjarret për beton. Kreu i PD akuzon qeverinë dhe paralajmëron protesta
15/08 15:11
Top News – ‘Territorialja e PS shpopullon vendin’. Sali Berisha: Pas zjarreve në vend qendron betoni
15/08 14:56
Top News – “Agjenci e posaçme”/ Berisha: PD do konfiskojë çdo prone të paligjshme”
15/08 14:53
Top News – “Ujëra të zeza në çdo cep”/ Berisha: Kanë dëmtuar rëndë turizmin
15/08 14:53
Top News – “Do përmbysim qeverinë”/ Berisha: PD ka bërë ndryshime të jashtëzakonshme
15/08 14:52
Top News – “Rama dhe Belinda vodhën…”/ Berisha: SPAK nuk i arreston sepse…
15/08 14:52
Top News – “Shqiptarët u dëbuan”/ Berisha: Efektet e Reformës Territoriale, shqiptarët stërpakicë
15/08 14:52
Top News – “Modeli i punëve të pista”/ Berisha: Rama po monopolizon tregun e ilaçeve
15/08 14:51
Top News – Berisha flet për zjarret: Duan të ndërtojnë kulla…
15/08 14:51
Top News – “Të gjithë demokratët në protestë”/ Berisha: Vjeshta është e lirisë, uragani s’ndalet
15/08 14:51