Top News- “Askush nuk do vijë të na i zgjidhë problemet”, Berisha qytetarëve: Do dalim shesheve
17/01/2026 21:45

E keni dëgjuar. Ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr RamaDuro i Shqipërisë. Pse e thashë këtë? Ia dolëm. Ua them unë juve. Edhe para tre muajve, kishte diplomatë që u thoshte deputetëve tanë, le të flasë se do isha sa të dojë, po s'ia beson kush atij narkoshtetin e atij. Po ç'kisha unë? Po mbroja veten time unë, po mbroja interesat e vendit tim. Po ja tani që narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Nuk tërhiqemi ne. Pse e bëra këtë analizë? E bëra këtë analizë, se tani kemi ardhur në agun e fitores tonë. Tani ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard. Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë. Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin '90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin '97, do t'i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike. Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe. Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale. Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t'i na i zgjidhë këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë. Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt. Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj! Ju garantoj se secili prej jush është 10 herë më i fortë, më trim, më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore, fitore!

Top News- “Përballje dhëmbë për dhëmbë”, Berisha në Durrës: U përmbytët nga korrupsioni
03/03 21:57
Top News- PS me draft të ri për Rregulloren/ Më pak minuta për deputetët e ministrat në Kuvend
03/03 20:52
Top News – Vendimi për Belinda Ballukun. Kushtetuesja-GJKKO pezulloi individin, jo institucionin
03/03 16:48
Top News – ‘Po djegin afatin tremujor’. Berisha, protestë para Kuvendit për imunitetin e Ballukut
03/03 16:46
Top Channel/ Berisha: Protestë për “Ballukun”! Vetëm ne mund ta nxjerrim Ramën nga zyra
03/03 15:08
Top Channel/ BE presion për reformën, Gonzato: Financimi i partive, kusht për integrimin
03/03 15:02
Top Channel/ Rama: Gati për pasojat e luftës! (Urdhëron nisjen e një turi në bazë e diasporë
03/03 15:02
Top Channel/ “Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund…
03/03 13:44
Top Channel/ Kryedemokrati në konferencë: Rama po mbyll dyert e Bashkimit Europian për shqiptarët
03/03 13:22
Top Channel/ Kryedemokrati në konferencë: Rama po mbyll dyert e Bashkimit Europian për shqiptarët
03/03 13:16
Top Channel/ Berisha në konferencë me gazetarët: Shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre
03/03 13:05
Top Channel/ Reforma zgjedhore, deputetët konsultohen me OSBE për ligjin për financimin e partive
03/03 12:42
Top Channel/ “Kuadri ligjor ka dobësi”, Celibashi: Problem mos publikimi i të dhënave financiare
03/03 10:59
Top Channel/ Silvio Gonzato: Reforma zgjedhore, e domosdoshme për rrugëtimin e Shqipërisë në BE
03/03 10:46
Top Channel/ Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Duhet balancojmë pluralizmin brenda dhe jashtë Kuvendit
03/03 10:30
Top Channel/ Deputetja e PD nga Manza, Manjola Luku: Jemi të shqetësuar se do na sulmojë Irani
03/03 10:23
Top Channel/ Debati për ish-vilën e diktatorit, Balla dhe bardhi replika
02/03 22:35
Top News- Protesta zhvendoset tek Parlamenti/ Berisha: Ditën e imunitetit të Ballukut, të gjithë aty
02/03 21:31
Top Channel/ Rama telefonoi presidentin Mohamed Bin Zayed: Dënojmë sulmet e Iranit
02/03 20:01
Top Channel/ Deputeti i PD: Ka shqiptarë të bllokuar në Iran, të dalim me një deklaratë
02/03 19:33
DIGITALB DIGITALB