Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kritikave në Kuvend për transparencë të munguar në procesin e dialogut me Serbinë. Në fjalën e tij Kurti hodhi poshtë akuzat dhe tha se procesi për dialogun Kosovë-Serbi asnjëherë nuk ka qenë më transparent se tani dhe si shembull të transparencës përmendi edhe takimet e tij me liderët e opozitës për ti informuar për dialogun dhe propozimin franko gjerman.