Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Mësohet se 54-vjeçari që humbi jetën është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, pasi ashensorin e një banese shumëkatëshe pësoi difekt duke u shkëputur.