Si rezultat i kontrolleve, gjenden në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, dhe asgjësohen në total 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kultivimin e 128 fidanëve në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. Për këtë rast, procedohen penalisht edhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve, për shpërdorim të detyrës.