Këto janë pamjet kur forcat e policisë asgjësojnë me djegie mbi një mijë bimë narkotike kanabis sativa në Dibër. Pas kontrolleve nga toka dhe monitorimeve me dronë nga ajri, u zbulua një parcelë në vendin e quajtur "Liqeni i Lukanit", pronë publike në territorin e bashkisë Dibër e kultivuar me drogë. Lidhur me rastin u kapën në flagrancë dhe u arrestuan një 38 vjeçar banues në Kamëz, dhe një 9 vjeçar, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat. Nga kontrolli u konstatuan të kultivuara 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.