Policia e Kurbinit vuri në pranga një person dhe një tjetër u mor nën hetim, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet me dron, shërbimet e policisë evidentuan dhe goditën një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Gallatë. Në një tokë të pyllëzuzar në këtë fshat u identifikuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, 285 bimë kanabis.