Ilir Alimehmeti, kandidati më i votuar i listës së hapur të Partisë Demokratike në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit dhe njëri prej pjesëmarrësve në takimin e mbajtur në kryeqytet të enjten mes figurave më popullore të PD-së, por që nuk dolën dot deputetë, thotë se nuk ka asgjë për të fshehur nga ky takim. I ftuar në Breaking në Top Neës, Alimehmeti tha se ishte një diskutim normal, pa të fshehta dhe mes demokratësh e miqsh. Megjithatë, ai pranoi se mes temave të diskutimit ishte edhe situate brenda PD.