Presidenti amerikan Donald Trump, tha se të shtënat në darkën e korrespondentëve të shtëpisë së bardhë, ku ai po merrte pjesë, nuk do ta ndalojë atë nga fitimi i luftës me Iranin, megjithëse shtoi se nuk beson se incidenti lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme. “Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran”, tha Trump në një konferencë për shtyp, rreth 40 minuta pas të shtënave me armë zjarri një hotel në Uashington. “Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë. Sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”, tha Trump. Trump e anuloi të shtunën një udhëtim të planifikuar për në Pakistan nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Ëitkoff, dhe Jared Kushner, për bisedime me Iranin për arritjen e paqes.