Me këngë, rrëfime e emocione, por edhe nën ankth, disa qytetarë kaluan tërë natën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ata u mbledhën në shesh duke shpresuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, dhe shprehen se presin kthimin e tyre në Kosovë, në vendin për të cilin kanë luftuar.