Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi të martën me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim raportin për anëtarësim të Kosovës në këtë këshill, duke I hapur rrugë kështu vendimit përfundimtar që do të merren në muajin maj në Këshillin e ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës. Serbia e kundërshtoi me argumentin se Asosacioni nuk do të bëhet kurrë nëse Kosova bëhet pjesë e Këshillit të Europës.