Kërkesa e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri për tu betuar, nuk po merr një zgjidhje. Kjo për shkak se kjo çështje kalon sa në një gjykatë në një tjetër, pa u marr një vendim. Këtë here Gjykata e Durrësit ka vendosur moskompetencë dhe ia ka kaluar për të vlerësuar Gjykatës së Lartë se cila gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese. Gjatë kësaj seance, në gjykatën e Durrësit ka qenë dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Kostandina Kamitsi, si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.