Top News -‘Arusha e Madhe’ u fundos afër Spanjës / Rusia po çonte reaktorë bërthamorë te Kim Jong un
13/05/2026 11:07

Një anije ruse që u fundos në Spanjë thuhet se mbante dy reaktorë bërthamorë të destinuar për në Korenë e Veriut, ndërsa shkaku i shpërthimit mbetet mister. Fati i anijes Ursa Major, është mbuluar nga sekreti që kur u fundos në dhjetor 2024. Megjithatë, CNN raporton se mund të ketë qenë një ndërhyrje me rrezik të lartë nga fuqitë perëndimore për të parandaluar Rusinë të transferojë teknologjinë bërthamore te Koreja e Veriut. Anija u nis vetëm dy muaj pasi Kim Jong Un dërgoi trupa për të mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin. Një fluks aktivitetesh ushtarake i kohëve të fundit vetëm sa e ka thelluar misterin që rrethon anijen dhe ngarkesën e saj. Avionët amerikanë thuhet se kanë fluturuar disa herë mbi vendin ku u fundos anija gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, një anije spiune ruse është parë pranë saj një javë pas ngjarjes. Qeveria spanjolle ka konfirmuar ndërkohë se kapiteni rus i anijes u tha hetuesve se ajo mbante "komponentë për dy reaktorë bërthamorë të ngjashëm me ata që përdoren në nëndetëse". Hetuesit kanë sugjeruar se zinxhiri i ngjarjeve që çuan në fundosje mund të ketë përfshirë një lloj të rrallë torpedoje që shpoi trupin e anijes. Incidenti ndodhi gjatë ditëve të fundit të presidencës së Joe Bidenit, kur lufta në Ukrainë po ndryshonte në favor të Moskës. Në atë kohë, zyrtarët thuhet se ishin të etur të shmangnin çdo përshkallëzim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Në udhëtimin e saj të fundit, vladivostoku, në lindjen e largët të rusisë, rezultonte si destinacion i anijes. Ajo u nis nga Shën Petersburgu më 11 dhjetor dhe u shoqërua nga dy anije ushtarake ruse ndërsa udhëtonte në ujëra spanjolle. Anija papritmas filloi të ngadalësohej duke bërë që rojet bregdetare spanjolle të kontrollonin nëse ishte në rrezik. Ekuipazhi tha se cdo gjë ishte në rregull. Rreth 24 orë më vonë, anija ndryshoi papritur kurs dhe lëshoi një thirrje për ndihmë pak para mesnatës, duke raportuar tre shpërthime në anën e djathtë që vranë dy anëtarë të ekuipazhit. 14 anëtarët e ekuipazhit që mbijetuan u evakuuan. Menjëherë më pas, një nga anijet ruse shoqëruese urdhëroi autoritetet spanjolle të qëndronin larg dhe kërkoi që ekuipazhi të kthehej. Roja bregdetare spanjolle refuzoi dhe dërgoi një helikopter për të kërkuar të mbijetuarit. Në atë fazë, anija dukej ende e qëndrueshme dhe jo në rrezik të menjëhershëm për t'u fundosur. Megjithatë, thuhet se eskorta ruse lëshoi sinjalizues dhe pasuan katër shpërthime të tjera që e dërguan anijen në fund të detit.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23