Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame u paraqit këtë të martë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion. Për afro dy orë ai u mor në pyetje nga ana e prokurorëve. Pasi doli nga SPAK, Lame refuzoi të fliste për mediat por sqaroi se se u thirr në cilësinë e personit në dijeni.