Gazeta prestigjioze spanjolle “El País” i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te ndërthurja e karrierës së tij politike me atë artistike. Artikulli vë në fokus ekspozitën e tij të fundit në Berlin, “Chrysalizing”, ku Rama prezantoi skulptura në bronz të krijuara nga pikturat e tij përmes inteligjencës artificiale, printimit 3D dhe punës manuale. Artikulli shkon edhe më tej, duke u ndalur te rrugëtimi i Ramës, që nga studimet në Akademinë e Arteve gjatë komunizmit, te aktiviteti si basketbollist dhe më pas zhvendosja në Paris pas rënies së regjimit. Në shkrim, evidentohen kufizimet e artit gjatë diktaturës, si dhe përvojat e para të kryeministrit jashtë Shqipërisë, ku vizitat në muze u kthyen në një nga motivimet e tij kryesore.