Punonjës të shërbimit psiko-social janë takuar me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ku kanë bashkëbiseduar në lidhje me shqetësimet dhe përgjegjësitë e shtuara në këtë kohë pandemie. Nepermjet nje deklarate per shtyp behet e ditur se ministrja Kushi ka kerkuar qe kete vit shkolllor te kete dyfishim te numrit të punonjësve të shërbimit psiko-social, si nje hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtejshëm dhe përballimin e sfidave të shkollave, mësuesve, nxënësve dhe komunitetit të prindërve, mesohet te kete deklaruar ministrja. Kushi ka shtuar gjate takimit se pandemia ia ka rritur përgjegjësitë dhe dinamikën e punës së tyre, ndaj të bashkërendohen përpjekjet në adresimin e çështjeve, që kanë në fokus mirëqenien e komunitetit shkollor”- ka mbyllur deklaraten Kushi.