Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur këtë të premte në Policinë e Vlorës, një ditë pas operacionit të madh të kryer në bashkëpunim me forcat RENEA. Operacioni u finalizua, pas disa kohëve hetime. Policia gjeti një depo armatim në fshatin Babicë të Vlorës, në një banesë, ndërsa vunë edhe në pranga 35-vjeçari me dy identitete Luçiano (Albano) Derajn.