Blutë e Shkodrës kanë zbuluar një baze kriminale armësh dhe municionesh në një banesë në fshatin Rrencë, që mbaheshin për llogari të grupeve kriminale. Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.