Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka deklaruar se përmes një telefonate të gjatë dhe produktive me homologun e tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord që ekipet e tyre të “fillojnë menjëherë negociatat” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.