Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren Alma Bime, drejtuese e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, Ajo akuzohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. Bime u prangos nga agjentët e komisariatit numër katër, pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesi i saj. Ngjarja vjen disa muaj pasi Bime ishte shoqëruar nga policia për akuza që lidhen me kanosje dhe dëmtim prone.